LAJMI I FUNDIT:

Behrami do të mbetet në West Ham

Behrami do të mbetet në West Ham

Valon Behrami po thuajse është e sigurt se do të qëndrojë në West Ham edhe sezonin e ardhshëm, ka bërë të ditur agjenti i lojtarit.

Kosovari me nënshtetësi zvicerane është përfolur se është në bisedime me Palermon së fundi, por agjenti i tij, Alessandro Beltrami, thotë se klienti i tij do të jetë në Upton Park së paku edhe një sezon.

“Valoni është duke menduar për Kupën Botërore, e ardhmja e tij do të diskutohet më vonë. West Hami e ka deklaruar atë si të pa-transferueshëm, andaj mendoj se 99% ai sigurisht do të mbetet në Angli”.

“Bisedat me Palermon? Kjo është mirë pasi do të thotë se lojtari ia ka dalë mirë. Megjithatë, ne jemi të lumtur që West Hami nuk e ka nxjerrë atë në listën e transferove”, ka thënë Beltrami për tuttomercatoweb. /Telegrafi/