LAJMI I FUNDIT:

Franca mund Kosta Rikën

Franca mund Kosta Rikën

Franca ka arritur të mposhtë me vështirësi Kosta Rikën me rezultat 2-1, në ndeshjen që u zhvillua në Stade Boallert.

Francezët u treguan më të fuqishëm duke rrezikuar që në fillim portën kundërshtare. Megjithatë, një kundërsulm e shfrytëzuan mirë mysafirët, të cilët shënuan me anë të Carlos Hernandez (11’), ndërsa katër minuta më vonë Francës iu anulua një gol i shënuar nga Franck Ribery.

Harkimi i ulët i Franck Ribery në zonë bëri që topi të devijohet nga Douglas Sequeira, që shënoi në portën e tij një autogol për të barazuar rezultatin në 1-1.

Matthieu Valbuena e përfundoi takimin kur shënoi golin e debutimit dhe golin e fitores për Francën, pas një goditjeje nga 25 metra (83’).


Kjo fitore është shenjë relativisht e mirë për Francën në fazën përgatitore, para Botërorit që fillon më 11 qershor. /Telegrafi/