LAJMI I FUNDIT:

French Open, Federer në rrethin e tretë

French Open, Federer në rrethin e tretë

Roger Federer tejkaloi një fillim jo të mirë dhe dy ndërprerje për shkak të shiut, për të arritur në rrethin e tretë të Fench Open, pas fitores ndaj kolumbianit, Alejandro Falla.

Zvicerani pati telashe me Fallan në setin e parë, mirëpo një rikthim në ‘tie break’ bëri që Federer ta fitojë takimin më pas me lehtësi, 7-6, 6-2 dhe 6-4. Bartësi i parë, Federer, në rrethin e tretë takohet me fituesin e sfidës mes Olivier Rochus dhe Julian Reister.

Më tej kaluan edhe Robin Soderling, që e deklasoi vetëm pas një ore e 11 minuta, të pafuqishmin Taylor Dent, me rezultat 6-0, 6-1 dhe 6-1, kurse nga ana tjetër Jo-Wilfried Tsonga nuk pati probleme ndaj francezit Josselin Ouanna.

Në rrethin e tretë luajnë edhe bartësi i dhjetë, kroati Marin Cilic dhe bartësi i 11-të, Mikhail Youzhny, që me vështirësi kaloi Lukas Lackon pas katër seteve. /Telegrafi/