LAJMI I FUNDIT:

Fabregas: Wenger vendos për të ardhmen time

Fabregas: Wenger vendos për të ardhmen time

Cesc Fabregas ka pohuar se ai ka biseduar me Arsene Wenger për të ardhmen e tij dhe thotë se është strategu francez ai që do të vendosë se ku do të luajë ai sezonin e ardhshëm.

Kapiteni i Arsenalit nuk ka dashur të tregojë se çfarë i ka thënë Wenger në takimin e zhvilluar mes të dyve javën e kaluar. Por spanjolli ka pranuar se dëshiron të rikthehet në Camp Nou dhe mediat spekulojnë se pikërisht këtë edhe ia ka thënë Wengerit.

“Kam pasur një bisedo të gjatë me Arsenalin dhe kjo ka qenë biseda më e mirë që e kam bërë në jetën time. E respektoj shumë dhe nuk dua të flas më shumë. Ai më ka thënë të përqendrohem në futbollin tim dhe në Kupën Botërore”.

“Ai më ka thënë t’ia lë atij dhe ai do ta zgjidhë të ardhmen time. Tashmë nuk jam ai i cili vendos për të ardhmen time. Tash për këtë vendos Arsenali. Nuk dua të flas asgjë më shumë”, ka thënë Fabregas. /Telegrafi/