LAJMI I FUNDIT:

Campbell: Jam në bisedime me Celtic

Campbell: Jam në bisedime me Celtic

Mbrojtësi i Arsenalit, Sol Campbell ka zbuluar se ai është në bisedime me klubin skocez Celtic.

Pas bisedave të detajizuara me menaxherin Neil Lennon, mbrojtësi veteran tash pret të vizitojë veriun e Britanisë për të parë bazën e stërvitjeve Parkhead.

“Kam biseduar me Neil për një kalim në Celtic. Dhe jam impresionuar me atë çfarë ai ka thënë. Celtis është një opsion serioz për mua. Ne jemi në biseda, edhe pse ende nuk i kemi diskutuar shifrat. Asgjë nuk është përcaktuar”, ka thënë Campbell. /Telegrafi/