LAJMI I FUNDIT:

Cambiasso: Bëra ç’mos, por nuk u ftova në kombëtare

Cambiasso: Bëra ç’mos, por nuk u ftova në kombëtare

Mesfushori i Interit, Esteban Cambiasso, ka folur për zhgënjimin e tij për mospërshirjen në kombëtaren argjentinase nga Diego Maradona.

“Unë bëra ç’mos për të qenë në kombëtare, por fatkeqësisht nuk u ftova. Isha i zhgënjyer, por kjo është ajo. Nuk ka nevojë të mendohet për atë që ndodhi, ne nuk duhet të mendojmë për të kaluarën”.

“Tani duhet të mbështesim ata që janë atje, shpresojmë se ata do t’i japin kënaqësi kombit”, theksoi Cambiasso. /Telegrafi/