LAJMI I FUNDIT:

Puyol: Fabregas vuan nga pasiguria e të ardhmes

Puyol: Fabregas vuan nga pasiguria e të ardhmes

Mbrojtësi i Barcelonës, Carles Puyol, i ka thënë gazetës sportive Marca se Cesc Fabregas po fillon të shfaqë vuajtje nga spekulimet e vazhdueshme për të ardhmen e tij.

“Është e pazakonshme të shohim Fabregasin e nervozuar, por kjo është paksa problematike për të, sepse po flasim çdo ditë për këtë temë. Tifozët e tij, menaxheri i tij dhe të gjithë të tjerët duhen respektuar”, theksoi Puyol.

“Cesc është një lojtar i madh, një mik i mrekullueshëm dhe mendoj se ai është i përkryer për Barcelonën. Për mua, unë do të doja ta shihja te Barcelona, por fakti që ai është nën kontratë tek Arsenali duhet respektuar”, përfundoi Puyol. /Telegrafi/