LAJMI I FUNDIT:

Capello: Më mirë trajner i Anglisë se i Italisë

Capello: Më mirë trajner i Anglisë se i Italisë

Menaxheri i Anglisë, Fabio Capello, ka thënë se ai më shumë preferon të jetë menaxher i Anglisë se sa përzgjedhës i kombëtares së tij, Italisë.

“Shpresoj që të luaj ndaj Italisë në finale ose gjysmëfinale, por për momentin fanella ime është fanella e Anglisë. Unë nuk do të doja t’i ndërroja pozitat me Marcello Lippin. Preferoj të jem menaxher i Anglisë”, u shpreh Capello.

Anglia dje vuajti ndaj Meksikës në miqësoren që u zhvillua në Wembley, ndërsa Capello nuk brengoset, pasi që dëshiron të mësojë nga këto paraqitje para Botërorit dhe jo në Botëror.

“Nuk brengosem për ato paraqitje. Është me rëndësi t’i bëjmë gabimet tani. Ne kemi kohë të punojnë në këto gabime dhe në gjëra tjera të cilat duhet t’i bëjmë më mirë, duke u siguruar se ky ekip do të luajë si di, sepse kemi vërtet lojtarë të mirë. Ne duhet ta rikthejmë shpirtin e asaj që bëmë në kualifikime”, deklaroi Capello. /Telegrafi/