LAJMI I FUNDIT:

Mourinho: Unë dhe Ronaldo, më të mirët

Mourinho: Unë dhe Ronaldo, më të mirët

Jose Mourinho ka vazhduar të lëvdojë asin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo, duke e quajtur veten dhe atë më të mirët e rruzullit. Portugezi shkon aq larg, sa që e quan Ronaldon nga një planet tjetër.

“Ne jemi të dy portugezë. Ai është lojtari më i mirë në botë, ndërsa unë jam trajneri më i mirë në botë. Unë dua shumë gola prej tij sezonin e ardhshëm”.

“Askush nuk ka të drejtë ta kritikojë atë, nëse ai shkon në pushime me Paris Hilton në Los Angeles ose nëse blen një Ferrari të ri, sepse dikush që stërvitet dhe luan si ai, është nga një planet tjetër. Ai është një futbollist historik”, theksoi Mourinho për Daily Mail. /Telegrafi/