LAJMI I FUNDIT:

Moratti shpreson ta mbajë Mourinhon

Moratti shpreson ta mbajë Mourinhon

Presidenti i Interit, Massimo Moratti, është duke i bërë përpjekjet e fundit për të penguar Jose Mourinhon të kalojë te Real Madridi, tentime këto që duket të jenë të vonuara.

Sipas raporteve të fundit nga Spanja dhe Italia, mësohet se Jose Mourinho është vetëm 48 orë larg stolit mbretëror te Real Madridi, ndërsa Moratti shprehet se shpreson ta mbajë atë.

“Të shohim si do shkojë me Mourinhon. Unë preferoj të takohem me të drejtpërsëdrejti në ditët në vijim. Shpresa vdes e fundit, por ne gjithashtu duhet të respektojmë dëshirën e atyre që ndjejnë se e kanë kryer punën e tyre”, tha Moratti. /Telegrafi/