LAJMI I FUNDIT:

Parreira: Afrika e Jugut më e mirë se Brazili

Parreira: Afrika e Jugut më e mirë se Brazili

Përzgjedhësi i përfaqësueses nikoqire të Botërorit, Carlos Alberto Parreira, ka lëvduar shpirtin luftarak të skuadrës së tij.

“Ky është grupi më i mirë që kam pasur ndonjëherë, madje më i mirë se Brazili. Këta djem janë të motivuar, punëtorë, të përkushtuar për të luajtur mirë, përkundër asaj se ata nuk konsiderohen favoritë. Më besoni kur them se ne do të shkaktojmë befasi në këtë Botëror”.

“Unë pranoj se nuk jemi favoritë në këtë grup të vështirë. Nuk kërkoj nga lojtarët e mi t’i fitojnë të tria ndeshjet, por unë u kam thënë atyre të luajnë mirë, kurse rezultatet vijnë vet”, tha Parreira. /Telegrafi/