LAJMI I FUNDIT:

Moratti vendos të ardhmen e Maicon

Moratti vendos të ardhmen e Maicon

Agjenti i anësorit të Interit, Douglas Maicon, ka vendosur të ngurtësojë spekulimet për një kalim të brazilianit te Real Madridi, duke thënë se Massimo Moratti e ka në dorë të ardhmen e klientit të tij.

Marca pohoi se Maicon dëshiron t’i bashkohet Jose Mourinhos te Real Madridi, marrëveshje që pritet të zyrtarizohet brenda 48 orëve.

“Nuk mund të them asgjë. Ne jemi ende në një fazë ku Interi nuk e ka analizuar situatën. Ai ka marrëdhënie të mira me Mourinhon, por ai është strateg i Interit dhe mund të qëndrojë ende. Moratti do të vendosë për të ardhmen”, tha Antonio Caliendo për TMW. /Telegrafi/