LAJMI I FUNDIT:

Rooney: Messi para Ronaldos

Rooney: Messi para Ronaldos

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Wayne Rooney, ka thënë se atij më shumë do t’i pëlqente të luante pranë Lionel Messit se sa ish-bashkëlojtarit Cristiano Ronaldo.

“Nuk mendoj se Ronaldo të jetë i kënaqur nga përgjigja ime- Lionel Messi. Përgjatë dy viteve të fundit Messi e ka çuar lojën, kënaqësinë dhe argëtimin në një nivel tjetër”.

“Ronaldo është lojtar i klasit botëror, unë kam luajtur me të dhe mendoj se me të drejtë u shpall futbollisti më i mirë i vitit, por për këtë vit mendoj se Messi e ka çuar futbollin në një nivel tjetër”, tha Rooney pas pyetjes së News of the World se me kë do të dëshironte të luante. /Telegrafi/