LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Merida nënshkruan për Atletico Madridin

Zyrtare: Merida nënshkruan për Atletico Madridin

Atletico Madrid ka konfirmuar se ka siguruar shërbimet e të riut Fran Merida, të cilin e ka transferuar si lojtar të lirë nga Arsenali.

Mësohet se 20-vjeçari nuk kishte arritur të merrej vesh me Topçinjtë për vazhdimin e kontratës, duke lejuar kështu ndërhyrjen e spanjollëve.

Merida ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me Atleticon, dhe pritet që ai të jetë në dispozicion të skuadrës që në ndeshjen për Superkupën e Evropës kundër Interit, që do të shënojë fillimin e sezonit 2010-2011. /Telegrafi/