LAJMI I FUNDIT:

Ibrahimovic mohon kalimin në PL

Ibrahimovic mohon kalimin në PL

Sulmuesi i Barcelonës, Zlatan Ibrahimovic, ka këmbëngulur se ai nuk do të shqyrtojë kalimin në Ligën Premier gjatë kësaj vere.

Po flitet se Barcelona dëshiron ta shesë sulmuesin suedez pas ardhjes së David Villas në Camp Nou, ndërsa për Ibrën thuhet të jenë të interesuara skuadra nga mbarë Evropa.

“Anglinë nuk e ndjej afër meje. Nuk më pëlqen shiu. Futbolli gjithnjë do të jetë në zemrën time, është pjesë e imja. Shpresoj t’i kontribuoj futbollit suedez me anë të diturisë time në njërën ose tjetrën mënyrë”, theksoi Ibra për revistën Café. /Telegrafi/