LAJMI I FUNDIT:

Ibra e Hernanes në planet e Milan?

Ibra e Hernanes në planet e Milan?

Milani është në negociata për sulmuesin Zlatan Ibrahimovic dhe me mesfushorin brazilian Hernanes, ndërsa që të dy këta në rast të transferimit do të përbënin një merkato bombastike për Rossonerët.

Calciomercato spekulon për një telefonatë në orët e mëngjesit mes dy presidentëve, Silvio Berlusconi dhe Joan Laporta, ndërsa marrëveshja pritet të arrihet së shpejti për arsye se Ibra nuk gjen dot vend pas ardhjes së David Villas.

Nga ana tjetër, transferimi i mesfushorit brazilian Hernanes është çështje kohe, pasi që agjenti i tij ka arritur marrëveshje me zyrtarët e Milanit, e vlefshme 15 milionë euro. Me po të njëjtën shumë pritet të largohet Klaas Jan Huntelar në drejtim të Tottenhamit.

Ibrahimovic ende konsiderohet njëri ndër pesë sulmuesit më të mirë në botën e futbollit, ndërsa Hernanes konsiderohet njëri prej mesfushorëve më të talentuar sot në botë. /Telegrafi/