LAJMI I FUNDIT:

Sharapova triumfon në Strasburg

Sharapova triumfon në Strasburg

Tenistja ruse Maria Sharapova ka kompletuar fazën përgatitore para French Open, duke fituar me lehtësi 2-0 në sete (7-5 dhe 6-1) ndaj Kristina Barrois, në finalen e turneut ndërkombëtar të Strasburgut.

23-vjeçarja ishte duke pësuar 4-2 në setin e parë, por pas një bisede të shkurtër me trajneren, gjërat u rregulluan, ndërsa në setin e dytë ‘theu’ kundërshtaren e saj.

Në rrethin e parë të French Open, Sharapova pritet të takohet me Ksenia Pervak. /Telegrafi/