LAJMI I FUNDIT:

Mourinho: Do të largohem nga Interi

Mourinho: Do të largohem nga Interi

Trajneri i Interit, Jose Mourinho, ka konfirmuar se ai do të largohet nga Interi, pas suksesit historik të arritur, duke fituar Ligën e Kampionëve në Madrid.

“Puna ime këtu ka përfunduar. Unë kam bërë histori me këtë klub. Do të gjej motivime në një klub tjetër të madh. Të luaj kundër Barcelonës në Spanjë? Kjo do të ishte një sfidë e madhe”.

“Unë kam qenë shumë i lumtur tek Interi, por jo me botën e futbollit italian, sepse nuk më pëlqyen komentet e presidentëve, trajnerëve dhe gazetave. Por unë gjithnjë do ta dua Interin. Unë dua të falënderoj futbollin italian, sepse jam bërë trajner më i mirë. Tani është koha për mua të mendoj dy ose tri ditë, për të menduar ndonjë sfidë tjetër në ndonjë vend tjetër”.

“Unë kam dhënë gjithçka për këtë klub dhe ndjehem i lirë të marr ndonjë vendim për të ardhmen time. Unë dua të bëhem njeriu i parë që do ta fitoj Ligën e Kampionëve tri herë me tre klube të ndryshme. Vetëm Real Madridi është i interesuar në mua, por unë ende nuk kam nënshkruar kontratë”, tha Mourinho për Rai Sport pas ndeshjes. /Telegrafi/