LAJMI I FUNDIT:

Në prag të finales së Ligës së Kampionëve

Në prag të finales së Ligës së Kampionëve

Derisa numërohen minutat e fundit në prag të finales së madhe të Ligës së Kampionëve, që zhvillohet sonte në ora 20.45 në Santiago Bernabeu, emocionet bëhen gjithnjë e më të fuqishme.

Për të nxitur edhe më shumë emocione, në vazhdim do të sjellim disa fakte rreth dy finalistëve, Interit dhe Bayernit të Munichut.

11-shet e parashikuara startuese:

Inter:


Cesar

Maicon – Samuel – Lucio – Zanetti

Stankovic – Sneijder – Cambiasso

Eto’o – Milito – Pandev

Bayern Munich:

Butt

Lahm – Van Buyten – Demichelis – Badstuber

Robben – Schweinsteiger – Van Bommel – Altintop

Mueller – Olic.

Rezultatet e fundit të secilës palë:

Interi

Fitore 1-0 ndaj Siena (Serie A, 16 maj – mysafir)
Fitore 4-3 ndaj Chievo (Serie A, 9 – nikoqir)
Fitore 1-0 ndaj Roma (Kupa e Italisë, 5 maj – neutral)
Fitore 2-0 ndaj Lazio (Serie A, 2 – mysafir)
Humbje 1-0 ndaj Barcelona (Liga e Kampionëve, 28 prill – mysafir)

Bayern Munich:

Fitore 4-0 ndaj Werder Bremen (Kupa e Gjermanisë, 15 maj – neutral)
Fitore 3-1 ndaj Hertha (Bundesliga, 8 maj – mysafir)
Fitore 3-1 ndaj Bochum (Bundesliga, 1 maj – nikoqir)
Fitore 3-0 ndaj Olympique Lyon (Liga e Kampionëve, 27 prill- mysafir)
Barazim 1-1 ndaj Borussia M’gladbach (Bundesliga, 24prill – mysafir)

Lajme më të reja nga ekipet finaliste:

Inter:

Lëndimi i Davide Santon vazhdon ta mbajë mbrojtësin e ri edhe jashtë ndeshjes së sotme. Në anën tjetër edhe Ivan Cordoba po ashtu është në dyshime, derisa Wesley Sneijder duket plotësisht i rikuperuar dhe pritet të jetë pjesë e ndeshjes.

Thiago Motta është përjashtuar për shkak të kartonit të kuq të marrë kundër Barcelonës.

Jose Mourinho pritet të dalë me formacion 4-3-3, me dyshime nëse do të zgjedhë të riun kontrovers Mario Balotelli në sulm, ose Goran Pandev.

Bayern Munich:

Ka pasur një reagim të madh të klubit gjerman rreth suspendimit të Franck Ribery, por asnjëra prej ankesave nuk është pranuar as nga UEFA as nga Gjykata e Arbitrimit për Sport, dhe francezi nuk do të ketë kurfarë roli në ndeshjen e sotme. Në vend të tij pritet të përfshihet Hamit Altintop, që do të pushtojë krahun e majtë të mesfushës.

Me asnë problem me lëndime, trajneri Louis van Gaal do të ketë të gjithë lojtarët në dispozicion. Dyshimet për strategun holandez janë në rolin e mbrojtësit të majtë ku është në dilemë në mes të Holger Badstuber ose atij me më pak përvojë, Diego Contento, i cili është më natyral në këtë rol. /Telegrafi/