LAJMI I FUNDIT:

Robinho kundër rikthimit në City

Robinho kundër rikthimit në City

Nënshkrimi rekord i Manchester Cityt, Robinho, nuk dëshiron të rikthehet në Eastlands.

Pas 18 muajve zhgënjyes në City, Robinho u huazua te ish-klubi i tij Santos në muajin janar. Edhe pse nuk ka shanse që Santos të mund t’i bëjë ballë shumës që City do të mund të kërkonte për 26-vjeçarin, Robinho dëshiron të mbetet në vendlindjen e tij dhe dëshiron t’i provojë të gjitha alternativat.

Robinho po e shijon jetën në Brazil dhe ka shënuar një gol vendimtar kundër Gremio që i siguroi ekipit të tij pjesëmarrjen në finalen e Kupës së Brazilit më vonë gjatë këtij viti. Megjithatë, ish-ylli i Real Madridit dëshiron të vazhdojë qëndrimin e tij në kampionatin brazilian.

“Do të rikthehem në Brazil pas Kupës Botërore dhe, nëse Zoti dëshiron, do të qëndroj dhe të luaj në Copa Libertadores (në vitin 2011)”, ka thënë Robinho. /Telegrafi/