LAJMI I FUNDIT:

Inzaghi edhe një vit te Milani

Inzaghi edhe një vit te Milani

Filippo Inzaghi ka arritur marrëveshje me Milanin duke nënshkruar kontratë një vjeçare, njoftoi klubi nga Via Turatti të premten pasdite.

Pasiguria rreth të ardhmes së Inzaghit më në fund u shua, pasi kontrata e tij skadonte në qershor, ndërsa ai ishte lidhur me një kalim te Parma. Sidoqoftë, sulmuesi ka kërkuar edhe një sezon në fanellën e Milanit dhe pas kësaj Adriano Galliani ia ofroi kontratën e re.

“AC Milan komunikon se futbollisti Filippo Inzaghi ka rinovuar kontratën e tij deri më 30 qershor 2011”, thuhet në komunikatën zyrtare të klubit. /Telegrafi/