LAJMI I FUNDIT:

Ancelotti, 40 milionë funte për Kaka?

Ancelotti, 40 milionë funte për Kaka?

Chelsea është duke përgatitur një ofertë sensacionale në drejtim të Real Madridit, për mesfushorin Ricardo Kaka.

AS pohon se Carlo Ancelotti është më shumë se kurrë i bindur se ai mund ta transferojë ish-futbollistin e tij, sidomos pasi që pronari i klubit dha dritën e gjelbër për këtë.

Ish-trajneri i Milanit ka marrëdhënie të shkëlqyera me Kakan falë kohës së kaluar së bashku në San Siro, ndërsa Ancelotti tani e kërkon brazilianin si pasues të Joe Cole dhe Deco, të cilët pritet të largohen.

Italiani është i bindur se Kaka mund të transferohet për 40 milionë funte, duke shfrytëzuar edhe pakënaqësinë e tij te Reali. /Telegrafi/