LAJMI I FUNDIT:

Capello: Rooney ma kujton Raulin

Capello: Rooney ma kujton Raulin

Menaxheri i Anglisë, Fabio Capello, beson se ylli i Manchester Unitedit, Wayne Rooney është një shembull për futbollistët tjerë, duke shtuar se ai është i ngjashëm me legjendën spanjolle, Raul.

Capello ka drejtuar Raulin te Real Madridi, ndërsa ka drejtuar edhe shumë ekipe tjera me lojtarët më të mirë të globit. Italiani është i sigurt se Rooney është njëri prej më të mirëve që ka punuar ndonjëherë, për shkak të etikës së punës.

“Wayne Rooney është njëri prej talentëve më të mirë që kam drejtuar ndonjëherë. Ai është sikur Rauli, lojtar shumë i rëndësishëm dhe talent i madh”.

“Secilën herë që Rooney stërvitet, ai dëshiron të qëndrojë në fushë sa më shumë që të jetë e mundur. Është vërtet me rëndësi që lojtarët tjerë ta shohin Rooneyn, njërin prej më të mirëve në botë, që dëshiron të vazhdojë të qëndrojë në fushë, duke dëshiruar të vazhdojë të mësojë”, ka thënë Capello. /Telegrafi/