LAJMI I FUNDIT:

Villa: Do të jap gjithçka për këtë klub

Villa: Do të jap gjithçka për këtë klub

Sulmuesi i Barcelonës, David Villa, të premten është prezantuar si lojtar i Barcelonës, me ç’rast ka thënë se do të japë gjithçka për klubin të cilin e quan më të mirin në botë.

“Është nder, krenari dhe para së gjithash kënaqësi. Kam bërë një hap të madh në karrierën time, pasi që isha në gjendje të vija këtu”.

“Unë do të jap gjithçka për këtë klub. Shpresoj se të gjithë do të jenë të kënaqur me atë që unë do të tregoj në fushë. Derisa është në dorën time, unë jam i sigurt se do ta bëj atë”, u shpreh Villa për Marca. /Telegrafi/