LAJMI I FUNDIT:

Oriali: Bayerni ka fat që ka arritur në finale

Oriali: Bayerni ka fat që ka arritur në finale

Drejtori i Interit, Lele Oriali, thotë se Bayern Munich është me fat që nesër do të jetë në finalen e Ligës së Kampionëve.

Dy klubet takohen nesër në finalen e madhe që do të zhvillohet në Madrid.

“Të dyja ekipet kanë shanse të barabarta për ta fituar. Ne arritëm në finale falë një paraqitje të shkëlqyeshme, futbolli të mirë dhe duke mposhtur ekipet të cilat janë parashikuar ta fitojnë Ligën e Kampionëve”.

“Bayerni arriti këtu pas rezultateve kundër ekipeve prestigjioze Manchester United dhe Lyon, por po ashtu mezi kaloi Fiorentinan me gjithë ato vendime të debatueshme të referimeve. Megjithatë ne i njohim gjermanët, e dimë se ata kurrë nuk dorëzohen dhe do të luftojnë deri në fund për fitore”, ka thënë Oriali. /Telegrafi/