LAJMI I FUNDIT:

Berlusconi: Nuk dua t’ia shes Milanin askujt

Berlusconi: Nuk dua t’ia shes Milanin askujt

Silvio Berlusconi ka ripërsëritur qëndrimin e tij se ai nuk e ka ndërmend t’ia shesë Milanin ndonjë miliarderi arab.

“Tifozëve të cilët më thonë ta shes klubin, u them se unë e dua Milanin dhe nuk do t’ia shesë kurrë klubin dikujt që nuk ia vlen ose nuk mund ta bëjë klubin më të madh se ç’është”.

“Një i pasur nga Emiratet nuk do të mund ta bënte Milanin më të mirë se ç’është, sepse një i tillë nuk ekziston. Në kohën e krizës ekonomike, nuk është lehtë të mendoj për një blerës dhe kurrë nuk do t’ia shes klubin personit të parë që më sillet vërdallë”, deklaroi Berlusconi për Milan Channel. /Telegrafi/