LAJMI I FUNDIT:

Hiddink nuk do ta drejtojë Interin

Hiddink nuk do ta drejtojë Interin

Agjenti i Guus Hiddink, Cees van Nieuwenhuizen, ka mohuar se holandezi mund të jetë zëvendësuesi i Jose Mourinhos tek Interi për sezonin e ardhshëm.

“Është e pamundshme që Guus Hiddink të drejtojë Interin sezonin e ardhshëm. Unë e përjashtoj menjëherë këtë mundësi. Është e pamundshme”, theksoi agjenti.

Sipas të gjitha gjasave, Jose Mourinho do të vazhdojë të ndjekë rivalin e tij të përbetuar Barcelonën, me rivalin e përbetuar të kësaj të fundit, Real Madridin, ndërsa Interi duhet të vihet në kërkim të një strategu kualitativ. /Telegrafi/