LAJMI I FUNDIT:

Sevilla fiton Copa del Rey

Sevilla fiton Copa del Rey

Sevilla ka shënuar fitore prej 2-0 ndaj Atletico Madridit në finalen e Copa del Rey, e cila u zhvillua të mërkurën mbrëma në Camp Nou.

Atletico Madridi që vinte pas triumfit në Europa League, nuk e pati aspak të lehtë ndaj rivalit Sevillas, që nuk njeh trofe prej më se dy vitesh.

Një goditje të bllokuar të Jesus Navasit, e shfrytëzoi për mrekulli Trinidad Diego Capel që shënoi një gol të bukur në minutat e para të ndeshjes(5’).

Atletico Madridi tentoi të ndryshonte rezultatin, pasi që i kishte si posedimin ashtu dhe rastet, por Sevilla u tregua agresive dhe tejet stabile.


Andaluzianët konfirmuan fitoren me një gol të shënuar nga Jesus Navas në minutat shtesë të takimit. /Telegrafi/