LAJMI I FUNDIT:

Barca gati 80 milionë funte për Rooneyn?

Barca gati 80 milionë funte për Rooneyn?

Barcelona po përgatit 80 milionë funte për sulmuesin e Manchester Unitedit, Wayne Rooney, në mënyrë që ky i fundit të luajë nga sezoni i ardhshëm në Camp Nou.

Nga kjo situatë pritet të përfitojnë kandidatët për postin presidencial të Barcelonës, ndërsa katalanët dëshirojnë të përforcojnë skuadrën për të përmirësuar gabimin e bërë këtë sezon në Ligën e Kampionëve ndaj Interit.

Rooney aktualisht është me kombëtaren angleze dhe një marrëveshje pritet të arrihet pas Botërorit, për të mos shpërqendruar futbollistin gjatë kompeticionit. /Telegrafi/