LAJMI I FUNDIT:

Gerrard: Joe Cole si Ronaldo dhe Messi

Gerrard: Joe Cole si Ronaldo dhe Messi

Mesfushori anglez, Steven Gerrard, këmbëngul se bashkëlojtari i tij në kombëtaren angleze, Joe Cole, është po aq i mirë me top sa Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

“Joe Cole po bën gjëra të pabesueshme në stërvitje. Ai është po aq i mirë me top sa Messi dhe Ronaldo dhe mund ta mposhtë secilin lojtar kur bëhet fjalë për truqe me top”.

“Të tjerët? Shumica e lojtarëve të tjerë shikojnë filma në aeroplan, por Jermain Defoe pëlqen të luajë në PSP (playstation portable) të tij. Atij i pëlqen të luajë lojën ‘Tiger Woods PGA Tour golf’. Nëse bëni një goditje të gabuar, ai bën që të gjithë në aeroplan ta dinë këtë”.

“Ne të gjithë udhëtojmë së bashku dhe nuk ka gjasa që dikush të vonohet për fluturim. Por, ju do të gjeni Shaun Wright-Phillips dhe Defoe duke vrapuar për në aeroplan, sepse deri atë kohë ata bëjnë shoping në aeroport”, përfundoi Gerrard. /Telegrafi/