LAJMI I FUNDIT:

Milito: Robben i frikshëm, Mourinho të qëndrojë

Milito: Robben i frikshëm, Mourinho të qëndrojë

Sulmuesi i Interit, Diego Milito, ka thënë se ai është i fokusuar në dy gjëra, fitimin e Ligës së Kampionëve dhe mbajtjen e Jose Mourinhos në klub edhe për një sezon tjetër.

“Tani, mendimet tona janë kthyer kah Bayerni. Por, lojtarët shpresojnë që trajneri të qëndrojë me ne. Për ekipin dhe shoqërinë, ai është shumë i rëndësishëm”.

“Për çdo rast, them se bavarezët janë ekip i fortë dhe nuk mund t’ia lejojmë vetes ndonjë lëshim. Arjen Robben është lojtar që na frikëson, pasi që është i paparashikueshëm”, u shpreh Milito për TMW. /Telegrafi/