LAJMI I FUNDIT:

Barcelona konfirmon: Henry drejt MLS

Barcelona konfirmon: Henry drejt MLS

Zëvendëspresidenti i Barcelonës, Rafael Yuste, ka zbuluar se gjiganti katalan është duke finalizuar marrëveshjen që do të lejojë largimin e Thierry Henry drejt SHBA-ve.

Përkundër se francezi mohoi mundësinë e largimit duke qenë i gatshëm ta respektonte kontratën e tij që zgjat edhe një vit, duket se të të njëjtit mendim nuk janë drejtuesit e kampionit të Spanjës.

Drejtori i Barcelonës, Joan Oliver, aludoi të hënën se marrëveshja për sulmuesin francez dhe transferimin e tij drejtë MLS, ishte në planet e Barcës dhe tani duket se është çështje kohe kur do të konfirmohet kalimi i Henry te New York Red Bulls. /Telegrafi/