LAJMI I FUNDIT:

Vieira: Domenech, një amator pa klas

Vieira: Domenech, një amator pa klas

Mesfushori francez, Patrick Vieira, nuk kishte fjalë të mira për përzgjedhësin francez, Raymond Domenech, pasi që ky i fundit e ka lënë në shtëpi Vierian, përkundër përvojës së tij të madhe në fanellën e kombëtares franceze.

“Përderisa kombëtarja ka kriteret e veta, unë e pranoj këtë vendim pa kurrfarë problemi. Sidoqoftë, unë nuk kam marrë një telefonatë nga ai qe gjashtë muaj, përkundër faktit se kam pasur marrëdhënie të mira me të edhe kur ai ishte në telashe. Duke parë numrin e paraqitjeve të mia (107) dhe vitet e kaluara në kombëtaren franceze, unë do të doja më shumë respekt, një telefonatë”.

“Tani e kam mbyllur kapitullin e kombëtares franceze. Unë do të preferoja që ai të më thoshte: ‘Ti nuk e ke më nivelin e duhur dhe ka lojtarë më të rinj që luajnë më mirë se ti’. Mourinho e bëri këtë tek Interi dhe unë e pranova”.

“Ta zbuloja këtë në momentin e fundit, para televizorit, kjo lloj mosmençurie, mungesë e klasit, amatorizmi, janë gjërat që më prekën më shumë. Por, kjo nuk do të fshijë kujtimet e momenteve të bukura që i kalova në fanellën franceze. A do ta përfundoj karrierën? Jo. Unë jam i sigurt se nuk do ta përfundoj karrierën”, deklaroi Vieria për Canal +. /Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë

"Të largohem nga Barcelona për 120 milionë euro?", Lamine Yamal flet të ardhmen e tij

La Liga

"Kemi blerë të gabuarin", Ancelotti e kishte lënë të shokuar Bellinghamin

La Liga
Dikur ëndërronte të bëhej si Zidane, tani Bellingham ka tjera përshtypje për francezin

Dikur ëndërronte të bëhej si Zidane, tani Bellingham ka tjera përshtypje për francezin

La Liga

"Një natë ferri" - parashikohet boksieri që mund të mposhtë Usykun, Furyn dhe Joshuan

Boks
Lojtari që ia refuzoi kontratën dhjetëvjeçare Barcelonës thotë se nuk është penduar kurrë

Lojtari që ia refuzoi kontratën dhjetëvjeçare Barcelonës thotë se nuk është penduar kurrë

La Liga
Rrëfimi ekskluziv nga Aro Muric: Rëndësi ka vetëm fitorja e Kombëtares, do të jem gjithmonë pjesë e Kosovës

Rrëfimi ekskluziv nga Aro Muric: Rëndësi ka vetëm fitorja e Kombëtares, do të jem gjithmonë pjesë e Kosovës

Romak Zeqiri
Kalo në kategori