LAJMI I FUNDIT:

Maradona le jashtë kombëtares Zanettin dhe Cambiason

Maradona le jashtë kombëtares Zanettin dhe Cambiason

Trajneri i kombëtares së Argjentinës, Diego Maradona, e ka publikuar përbërjen e gjerë prej 30 futbollistëve nga të cilët në fund do të zgjedhë 23 për të udhëtuar në Kupën Botërore, Afrika e Jugut 2010.

Befasisht në përzgjedhje nuk janë gjendur dy yjet e Interit, Esteban Cambiasso dhe Javier Zanetti. Maradona ka menduar se ftesë nuk meriton as ylli i Realit të Madridit, Fernando Gago.

Nga lojtarët tjerë të shquar mungojnë edhe ai i Benficas, Pablo Aimar, mesfushori i Marseille, Lucho Gonzalez dhe lojtari më i mirë i Lyonit në kampionatin francez, Lisandro Lopez.

Maradona në anën tjetër ka zgjedhur shtatë lojtarë nga liga argjentinase, përfshirë edhe ish-mesfushorin e Manchester United, Juan Sebastian Veron.


Lista e gjerë prej 30 lojtarëve, nga të cilët 23 do të udhëtojnë në Afrika e Jugut 2010 janë:

Portierë: Sergio Romero (AZ Alkmaar), Mariano Andujar (Catania), Diego Pozo (Colon)

Mbrojtës: Nicolas Burdisso (Inter Milan), Martin Demichelis (Bayern Munich), Walter Samuel (Inter Milan), Gabriel Heinze (Olympique Marseille), Nicolas Otamendi (Velez Sarsfield), Fabricio Coloccini (Newcastle), Juan Manuel Insaurralde (Newell’s Old Boys), Clemente Rodriguez (Estudiantes), Ariel Garce (Colon)

Mesfushorë: Javier Mascherano (Liverpool), Sebastian Blanco (Lanus), Juan Sebastian Veron (Estudiantes), Jesus Datolo (Olympiacos), Jose Sosa (Estudiantes), Maxi Rodriguez (Liverpool), Mario Bolatti (Fiorentina), Juan Mercier (Argentinos Juniors), Angel Di Maria (Benfica), Jonas Gutierrez (Newcastle), Javier Pastore (Palermo)

Sulmues: Sergio Aguero (Atletico Madrid), Diego Milito (Inter Milan), Martin Palermo (Boca Juniors), Carlos Tevez (Manchester City), Gonzalo Higuain (Real Madrid), Lionel Messi (Barcelona), Ezequiel Lavezzi (Napoli). /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Të largohem nga Barcelona për 120 milionë euro?", Lamine Yamal flet të ardhmen e tij

La Liga

"Kemi blerë të gabuarin", Ancelotti e kishte lënë të shokuar Bellinghamin

La Liga
Dikur ëndërronte të bëhej si Zidane, tani Bellingham ka tjera përshtypje për francezin

Dikur ëndërronte të bëhej si Zidane, tani Bellingham ka tjera përshtypje për francezin

La Liga

"Një natë ferri" - parashikohet boksieri që mund të mposhtë Usykun, Furyn dhe Joshuan

Boks
Lojtari që ia refuzoi kontratën dhjetëvjeçare Barcelonës thotë se nuk është penduar kurrë

Lojtari që ia refuzoi kontratën dhjetëvjeçare Barcelonës thotë se nuk është penduar kurrë

La Liga
Rrëfimi ekskluziv nga Aro Muric: Rëndësi ka vetëm fitorja e Kombëtares, do të jem gjithmonë pjesë e Kosovës

Rrëfimi ekskluziv nga Aro Muric: Rëndësi ka vetëm fitorja e Kombëtares, do të jem gjithmonë pjesë e Kosovës

Romak Zeqiri
Kalo në kategori