LAJMI I FUNDIT:

Evra: Ia dhuruam titullin Chelseat

Evra: Ia dhuruam titullin Chelseat

Patrice Evra thotë se lojtarët e Manchester Unitedit ia kanë dhuruar Chelseat titullin e Ligës Premier, pasi që, sipas tij, ishin pikërisht Djajtë të Kuq ata që bënë gabimet gjatë sezonit.

“Përgëzime për Cheslean. Nëse e fiton kampionatin është sepse vërtetë e ke merituar. Por, unë ndjej se ne ua dhamë atyre titullin. Ne humbëm shumë ndeshje. Ne nuk është dashur të pësojmë ndaj Chelseat në shtëpi. Një barazim do të ishte më i mirë, ndërsa më pas humbëm pikë edhe ndaj Blackburnit”.

“Më pas ne luajtëm në mënyrë fantastike, sepse mposhtëm Manchester Cityn dhe Tottenhamin, ndërsa këto nuk ishin ndeshje të lehta, ashtu si ndaj Sunderlandit dhe Stokes”.

“Por, shtatë ndeshjet e humbura u dëshmuan të jenë shumë. Që në fillim të sezonit ne humbëm ndaj Burnleyt dhe ne nuk është dashur të pësojmë në atë takim. Unë e përsëris se kur nuk dal i pari, them se nuk kam luajtur mirë për Unitedin. Kur luani për këtë klub, gjithmonë duhet të fitoni”, deklaroi Evra. /Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë

"Të largohem nga Barcelona për 120 milionë euro?", Lamine Yamal flet të ardhmen e tij

La Liga

"Kemi blerë të gabuarin", Ancelotti e kishte lënë të shokuar Bellinghamin

La Liga

"Një natë ferri" - parashikohet boksieri që mund të mposhtë Usykun, Furyn dhe Joshuan

Boks
Lojtari që ia refuzoi kontratën dhjetëvjeçare Barcelonës thotë se nuk është penduar kurrë

Lojtari që ia refuzoi kontratën dhjetëvjeçare Barcelonës thotë se nuk është penduar kurrë

La Liga
Dikur ëndërronte të bëhej si Zidane, tani Bellingham ka tjera përshtypje për francezin

Dikur ëndërronte të bëhej si Zidane, tani Bellingham ka tjera përshtypje për francezin

La Liga
Rrëfimi ekskluziv nga Aro Muric: Rëndësi ka vetëm fitorja e Kombëtares, do të jem gjithmonë pjesë e Kosovës

Rrëfimi ekskluziv nga Aro Muric: Rëndësi ka vetëm fitorja e Kombëtares, do të jem gjithmonë pjesë e Kosovës

Romak Zeqiri
Kalo në kategori