LAJMI I FUNDIT:

Mourinho te Reali, Capello në Inter, Wenger në Juve?

Mourinho te Reali, Capello në Inter, Wenger në Juve?

Mediat italiane kanë filluar të parashikojnë një ‘tërmet’ në rrafshin e afatit kalimtar veror, duke spekuluar në mënyrë sensacionale mbi lëvizjet e njerëzve më me ndikim në botën e futbollit.

Sipas La Gazzeta dello Sport, Interi thuhet se tashmë ka filluar të hedhë kontaktet e para me trajnerin e Anglisë, Fabio Capello, si alternativë për zëvendësimin e Jose Mourinhos, ndërsa ky është në rrugë për në Bernabeu, mirëpo nëse i fiton të tri titujt.

Ishte vetë Massimo Moratti ai që aludoi se e ardhmja e Mourinhos tek Interi nuk është e sigurt, duke thënë: “E ardhmja e Mourinhos? Të shohim pas ndeshjeve të fundit çfarë do të ndodhë”.

Në ndërkohë, Tuttosport po spekulon se Rafa Benitez mund të qëndrojë në Anfield, kurse po e njëjta gazetë shkruan se Arsene Wenger është tani opsioni numër një në Olimpico të Torinos. Nga ana tjetër kandidatë të fortë janë dhe Cesare Prandelli i Forentinas dhe Luigi Del Neri i Sampdorias. /Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë

"Të largohem nga Barcelona për 120 milionë euro?", Lamine Yamal flet të ardhmen e tij

La Liga

"Kemi blerë të gabuarin", Ancelotti e kishte lënë të shokuar Bellinghamin

La Liga

"Një natë ferri" - parashikohet boksieri që mund të mposhtë Usykun, Furyn dhe Joshuan

Boks
Lojtari që ia refuzoi kontratën dhjetëvjeçare Barcelonës thotë se nuk është penduar kurrë

Lojtari që ia refuzoi kontratën dhjetëvjeçare Barcelonës thotë se nuk është penduar kurrë

La Liga
Dikur ëndërronte të bëhej si Zidane, tani Bellingham ka tjera përshtypje për francezin

Dikur ëndërronte të bëhej si Zidane, tani Bellingham ka tjera përshtypje për francezin

La Liga
Rrëfimi ekskluziv nga Aro Muric: Rëndësi ka vetëm fitorja e Kombëtares, do të jem gjithmonë pjesë e Kosovës

Rrëfimi ekskluziv nga Aro Muric: Rëndësi ka vetëm fitorja e Kombëtares, do të jem gjithmonë pjesë e Kosovës

Romak Zeqiri
Kalo në kategori