LAJMI I FUNDIT:

Evra: Është e pakëndshme të jemi të dytë

Evra: Është e pakëndshme të jemi të dytë

Mbrojtësi i Manchester United, Patrice Evra, thotë se ai është i dëshpëruar që ekipi i tij është renditur i dyti këtë sezon në Ligën Premier prapa Chelseat, pasi kishte preferuar të fitojë edhe titullin e katërt radhazi në ligë, si sukses të tij të fundit.

“Ishte shumë e dhimbshme në pauzën mes pjesëve kur kuptova se Chelsea avanconte 3-0. Ishte vështirë, është një ditë e dëshpëruar sot. Mund t’i uroj të gjithë bashkë-lojtarët e mi pasi nuk ka qenë lehtë këtë vit dhe të përfundosh në pozitën e dytë është mirë”.

“Por ky nuk është mentaliteti im. Gjithmonë kam thënë se nëse nuk përfundojmë të parët në ligë, do të ndjehem sikur nuk e kam bërë punën time mirë në United. Kur luani për United gjithmonë duhet të fitoni. Jam këtu për katër vite dhe kjo është hera e parë që nuk e kam fituar ligën. Ndjehem çuditshëm. Sot, është një ditë shumë, shumë e dëshpëruar për mua”, ka thënë Evra. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Kemi blerë të gabuarin", Ancelotti e kishte lënë të shokuar Bellinghamin

La Liga

"Të largohem nga Barcelona për 120 milionë euro?", Lamine Yamal flet të ardhmen e tij

La Liga
Dikur ëndërronte të bëhej si Zidane, tani Bellingham ka tjera përshtypje për francezin

Dikur ëndërronte të bëhej si Zidane, tani Bellingham ka tjera përshtypje për francezin

La Liga
Lojtari që ia refuzoi kontratën dhjetëvjeçare Barcelonës thotë se nuk është penduar kurrë

Lojtari që ia refuzoi kontratën dhjetëvjeçare Barcelonës thotë se nuk është penduar kurrë

La Liga

"Një natë ferri" - parashikohet boksieri që mund të mposhtë Usykun, Furyn dhe Joshuan

Boks
Rrëfimi ekskluziv nga Aro Muric: Rëndësi ka vetëm fitorja e Kombëtares, do të jem gjithmonë pjesë e Kosovës

Rrëfimi ekskluziv nga Aro Muric: Rëndësi ka vetëm fitorja e Kombëtares, do të jem gjithmonë pjesë e Kosovës

Romak Zeqiri
Kalo në kategori