LAJMI I FUNDIT:

Guardiola: Ende nuk e kemi fituar titullin

Guardiola: Ende nuk e kemi fituar titullin

Përkundër fitores së rëndësishme ndaj Sevillas, Pep Guardiola nuk preferon të fillojë që tani festimet për titull, pasi që mendon se skuadra e tij ende nuk e ka fituar atë, por është shumë pranë që ta bëjë këtë.

“Fat i madh është për ne që varemi tani nga vetvetja, por ne duhet të fitojmë fundjavën e ardhshme sepse Valladolidi po lufton për mbijetesë dhe duke e njohur Javier Clementen (trajnerin e Valladolidit), mund të them që do të jetë takim i vështirë”.

“Ne duhet të themi se titulli ende nuk është fituar. Ne kemi bërë një hap të madh, por duhet të djersitemi dhe të vrapojmë mirë para se ta fitojmë titullin. Ndodh që në futboll të ndodhë ajo që na ndodhi neve dje. Sidoqoftë, nuk dua të analizoj sfidën ndaj Sevillas sepse ne u treguam si luhet futbolli, ndërsa ata patën pak raste”.

“Bojan ka mundur të shënojë për 4-0 ose 5-0, por brenda pesë minutave, gjërat u komplikuan, edhe pse më pas ne e kontrolluam mirë lojën. Ne e kemi ditur se një barazim do të na linte jashtë garës për titull”, tha Guardiola pas ndeshjes. /Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë

"Kemi blerë të gabuarin", Ancelotti e kishte lënë të shokuar Bellinghamin

La Liga

"Të largohem nga Barcelona për 120 milionë euro?", Lamine Yamal flet të ardhmen e tij

La Liga
Dikur ëndërronte të bëhej si Zidane, tani Bellingham ka tjera përshtypje për francezin

Dikur ëndërronte të bëhej si Zidane, tani Bellingham ka tjera përshtypje për francezin

La Liga
Lojtari që ia refuzoi kontratën dhjetëvjeçare Barcelonës thotë se nuk është penduar kurrë

Lojtari që ia refuzoi kontratën dhjetëvjeçare Barcelonës thotë se nuk është penduar kurrë

La Liga

"Një natë ferri" - parashikohet boksieri që mund të mposhtë Usykun, Furyn dhe Joshuan

Boks
Rrëfimi ekskluziv nga Aro Muric: Rëndësi ka vetëm fitorja e Kombëtares, do të jem gjithmonë pjesë e Kosovës

Rrëfimi ekskluziv nga Aro Muric: Rëndësi ka vetëm fitorja e Kombëtares, do të jem gjithmonë pjesë e Kosovës

Romak Zeqiri
Kalo në kategori