LAJMI I FUNDIT:

Bayerni vulos titullin me fitore

Bayerni vulos titullin me fitore

Bayern Munich edhe zyrtarisht është shpallur kampion i ri i Bundesligës pasi shënoi fitore me rezultat 3-1 ndaj Hertha Berlinit në ditën e fundit të kampionatit gjerman.

Ivica Olic hapi rezultatin pas 20 minutash lojë, ndërsa vendasit arritën të barazojnë në pjesë të dytë me anë të Ramos (60’). Dy gola të shpejtë të Arjen Robben në 16 minutat e fundit të ndeshjes (74’ dhe 87’) vulosen fitoren e Bayernit.

Trajneri i Bayernit, Louis van Gaal, laget me birë nga lojtarët e tij pas fundit të ndeshjes, për të festuar titullin e ri të kampionit të Bundesligës (Foto: AP)


Fitorja ishte e 20-ta e bavarezëve, që e përfundon sezonin me pesë pikë mbi Schalke, që barazoi pa gola në Mainz.

Lojtarët e Bayernit pozojnë me trofeun (Foto: AFP)

Nga ndeshjet tjera, Werder Bremen ka barazuar në fushë të Hamburg me rezultat 1-1 për të siguruar pozitën e tretë dhe të fundit që dërgon në Ligën e Kampionëve. Hannover ka shënuar fitore 3-0 në fushë të Bochum për ta dërguar këtë të fundit në ligën e dytë.

Ekipi ku aktivizohet kosovari Albert Bunjaku, Nuremberg, mposhti Kolnin me rezultat 1-0 dhe do të shkojë në playoff ku do të përballet me Augsburg, ekipin e tretë të ligës së dytë, në tentim për të luajtur edhe sezonin e ardhshëm në elitën e futbollit gjerman. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Kemi blerë të gabuarin", Ancelotti e kishte lënë të shokuar Bellinghamin

La Liga

"Të largohem nga Barcelona për 120 milionë euro?", Lamine Yamal flet të ardhmen e tij

La Liga
Dikur ëndërronte të bëhej si Zidane, tani Bellingham ka tjera përshtypje për francezin

Dikur ëndërronte të bëhej si Zidane, tani Bellingham ka tjera përshtypje për francezin

La Liga
Lojtari që ia refuzoi kontratën dhjetëvjeçare Barcelonës thotë se nuk është penduar kurrë

Lojtari që ia refuzoi kontratën dhjetëvjeçare Barcelonës thotë se nuk është penduar kurrë

La Liga

"Një natë ferri" - parashikohet boksieri që mund të mposhtë Usykun, Furyn dhe Joshuan

Boks
Rrëfimi ekskluziv nga Aro Muric: Rëndësi ka vetëm fitorja e Kombëtares, do të jem gjithmonë pjesë e Kosovës

Rrëfimi ekskluziv nga Aro Muric: Rëndësi ka vetëm fitorja e Kombëtares, do të jem gjithmonë pjesë e Kosovës

Romak Zeqiri
Kalo në kategori