LAJMI I FUNDIT:

Mourinho nuk mohon largimin

Mourinho nuk mohon largimin

Trajneri i Interit, Jose Mourinho, ka pranuar se ai nuk është i sigurt nëse do të mbetet trajner i Interit dhe për një sezon, duke refuzuar të hedhë poshtë spekulimet për një largim të tijin në drejtim të Real Madridit.

“A jam i sigurt se do të mbes trajner i Interit? Jo. Në futboll, kurrë nuk i dihet”, ka thënë Mourinho.

I pyetur nëse do të bëhej trajneri më i mirë në botë po që se i fiton të tre titujt me Interit këtë stinor, portugezi u përgjigj: “Unë kam fituar tre tituj në një sezon më parë, kështu që, do të ishte hera e dytë. Unë nuk e konsideroj veten më të mirë, por një njeri që jep më të mirën dhe shkon në shtëpi pas secilës ndeshje dhe fle mirë, sepse unë gjithnjë jap më të mirën”.

“Dallimi mes të fituarit dhe të mos fituarit është i vogël. Ne kemi arritur në finale të Coppa Italia, në finalen e Ligës së Kampionëve dhe jemi në garë për Scudetto deri në ndeshjen e fundit, kështu që unë nuk kërkoj respekt, por e dhuroj atë. Në finalen e Coppa Italia ndaj Romës, sigurt mungon Sneijder dhe në dyshim është Lucio, të cilët i kemi rrezikuar ndaj Barcelonës”, deklaroi Mourinho në një konferencë për shtyp. /Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë

"Kemi blerë të gabuarin", Ancelotti e kishte lënë të shokuar Bellinghamin

La Liga

"Të largohem nga Barcelona për 120 milionë euro?", Lamine Yamal flet të ardhmen e tij

La Liga
Lojtari që ia refuzoi kontratën dhjetëvjeçare Barcelonës thotë se nuk është penduar kurrë

Lojtari që ia refuzoi kontratën dhjetëvjeçare Barcelonës thotë se nuk është penduar kurrë

La Liga

"Një natë ferri" - parashikohet boksieri që mund të mposhtë Usykun, Furyn dhe Joshuan

Boks
Dikur ëndërronte të bëhej si Zidane, tani Bellingham ka tjera përshtypje për francezin

Dikur ëndërronte të bëhej si Zidane, tani Bellingham ka tjera përshtypje për francezin

La Liga
Rrëfimi ekskluziv nga Aro Muric: Rëndësi ka vetëm fitorja e Kombëtares, do të jem gjithmonë pjesë e Kosovës

Rrëfimi ekskluziv nga Aro Muric: Rëndësi ka vetëm fitorja e Kombëtares, do të jem gjithmonë pjesë e Kosovës

Romak Zeqiri
Kalo në kategori