LAJMI I FUNDIT:

Barca drejt titullit

Barca drejt titullit

Barcelona ka shënuar fitore prej 4-1 kundër Tenerifes, për të mbajtur kreun e La Ligas, dy xhiro pa përfunduar Kampionati spanjoll.

Barcelona pati dominim të plotë që nga fillimi i takimit dhe fitorja u vu në dyshim vetëm pasi mysafirët shënuan golin e barazimit.

Lionel Messi kaloi në epërsi Barcelonën pas një asistimi me kokë nga Zlatan Ibrahimovic (17’). Barcelona vazhdoi me dominim, por në rastin e pare, Tenerife dënon vendasit. Roman Martinez shfrytëzon një pasim të mirë të Komes për të shënuar golin e barazimit për 1-1.

Në pjesën e dytë Barcelona u desh të vuajë më se 18 minuta për të shënuar golin e epërsisë. Pas një asistimi fantastik të Alvesit, Bojan Krkic shënoi për epërsinë 2-1 të Barcelonës (63’).


Pedro Rodriguez u tregua i saktë kur shënoi për rezultatin 3-1, pas shërbimit të Messit (77’).

Në minutat shtesë të ndeshjes, lojtari më i mirë në botë, Leo Messi, realizoi golin e dytë personal dhe të katërtin për Barcelonën.

Nga ana tjetër, Almeria ka shënuar fitore të madhe në shtëpi ndaj Villarealit me rezultat 4-2, me ç’rast ka siguruar mbijetesën në elitën e futbollit spanjoll.

Barcelona me këtë fitore shkëputet në katër pikë nga përcjellësi i parë Real Madrid, por Los Blancos i shkojnë të mërkurën Mallorcas në stadiumin Onno për të zhvilluar ndeshjen e xhiros së 36-të. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Kemi blerë të gabuarin", Ancelotti e kishte lënë të shokuar Bellinghamin

La Liga

"Të largohem nga Barcelona për 120 milionë euro?", Lamine Yamal flet të ardhmen e tij

La Liga
Lojtari që ia refuzoi kontratën dhjetëvjeçare Barcelonës thotë se nuk është penduar kurrë

Lojtari që ia refuzoi kontratën dhjetëvjeçare Barcelonës thotë se nuk është penduar kurrë

La Liga

"Një natë ferri" - parashikohet boksieri që mund të mposhtë Usykun, Furyn dhe Joshuan

Boks
Dikur ëndërronte të bëhej si Zidane, tani Bellingham ka tjera përshtypje për francezin

Dikur ëndërronte të bëhej si Zidane, tani Bellingham ka tjera përshtypje për francezin

La Liga
Rrëfimi ekskluziv nga Aro Muric: Rëndësi ka vetëm fitorja e Kombëtares, do të jem gjithmonë pjesë e Kosovës

Rrëfimi ekskluziv nga Aro Muric: Rëndësi ka vetëm fitorja e Kombëtares, do të jem gjithmonë pjesë e Kosovës

Romak Zeqiri
Kalo në kategori