LAJMI I FUNDIT:

Nadal i lumtur me rekordin e ri

Nadal i lumtur me rekordin e ri

Rafael Nadal ka mposhtur bashkëkombësin e tij David Ferrer me rezultat 2-0 në sete (7-5 dhe 6-2) për të arritur rekordin e Andre Agassit me 17 tituj të fituar në Rome Masters.

Amerikani Agassi e arriti këtë rekord në moshën 34- vjeçare, ndërsa Nadal është vetëm 23-vjeç.

“Është me rëndësi motivimi për t’u përmirësuar, kjo është gjëja kryesore. Kështu ka qenë e gjithë karriera ime, jeta ime dhe unë vazhdoj kështu. Më pëlqen të luaj tenis”, tha Nadal pas fitores. /Telegrafi/