LAJMI I FUNDIT:

Robinho: Nuk kthehem te City

Robinho: Nuk kthehem te City

Ylli i Santosit, Robinho, ka deklaruar përsëri se ai nuk dëshiron të rikthehet te klubi që e ka në pronë atë, Manchester City.

Huazimi i Robinhos te Santos përfundon më 4 gusht dhe të dyja klubet dëshirojnë një zgjatje të huazimit për Robinhon, së paku edhe për një stinor.

“Unë jam shumë i lumtur. Ky është një titull i rëndësishëm për mua që nuk e kam pasur kurrë më parë. Unë kam gjetur lumturinë në këtë fushë me këtë ekip të mrekullueshëm që luan në mënyrë ofensive, me buzëqeshje. Më lejoni të qëndroj këtu i qetë, është mirë këtu”, tha Robinho duke iu referuar titullit të fituar me Santosin. /Telegrafi/