LAJMI I FUNDIT:

Benitez te Juve më 10 maj?

Benitez te Juve më 10 maj?

Duket se Juventusi ka vendosur të nënshkruajë me Rafael Benitezin e Liverpoolit dhe se marrëveshja përfundimtare do të arrihet më 10 maj.

La Stampa shkruan se presidenti i Juves, Jean-Claude Blanc, do të paraqitet para bordit të Juventusit më 10 maj së paku me një marrëveshje verbale me Benitezin dhe me një transferim të sigurt të drejtorit të Sampdorias, Beppe Marotta.

Nëse ndodh që angazhimi i Benitezit të dështojë, atëherë presidenti i ri, Andrea Agnelli do të duhet t’ia nisë punës nga fillimi për një trajner të ri.

Benitez aktualisht ka kontratë të vlefshme 6 milionë euro me Liverpoolin, ndërsa te Juve do të përfitonte 4 milionë euro në sezon, si edhe bonuset luksoze që do të jenë në dispozicion të spanjollit. /Telegrafi/