LAJMI I FUNDIT:

Wenger i zhgënjyer me komentet e Arshavin

Wenger i zhgënjyer me komentet e Arshavin

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka thënë se ai është i zhgënjyer me komentet e bëra nga Andrey Arshavin, i cili tha se nëse luan ndonjëherë për Barcelonën, kjo do të ishte kulmi i karrierës së tij.

“Po jam i zhgënjyer pasi ai tregon një prirje krejtësisht tjetër. Ai dëshiron ta rinovojë kontratën me ne dhe qëndron me ne, andaj zhurma që vjen nga Rusia është vështirë për t’u shpjeguar”.

“Ai duket shumë i lumtur këtu, andaj duhet ta pyesni atë prej nga vjen kjo. Ne sigurisht nuk e pranojmë këtë. Kur je në Arsenal, je në Arsenal. Kur je diku tjetër, je atje. Gjithkush ka lirinë për të folur, por duhet të siguroheni që së pari të respektoni klubin tuaj”, ka thënë Wenger. /Telegrafi/