LAJMI I FUNDIT:

Ranieri i lumtur që Inter është në finale

Ranieri i lumtur që Inter është në finale

Trajneri i Romës, Claudio Ranieri, është i kënaqur që rivali për Skudeton, Inter, ka arritur në finale të Ligës së Kampionëve.

Nerazurën u mposhtën 1-0 në ndeshjen e kthimit në Barcelona, por arritën të kualifikohen për në finale me rezultat të përgjithshëm 3-2.

“Interi ka kompletuar akt të madh heroik në Barcelona. Jam vërtet i lumtur për futbollin italian, jo vetëm për koeficientin në UEFA. Ata ishin të shkëlqyeshëm, duke marrë parasysh se situata kishte nevojë për lojë defensive”, ka thënë Ranieri. /Telegrafi/