LAJMI I FUNDIT:

NBA: Spurs eliminon Mavericksat

NBA: Spurs eliminon Mavericksat

Basketbollistët e San Antonio Spurs kanë luftuar fuqishëm për të triumfuar në rundin e parë të play-offit duke eliminuar Dallas Mavericks në ndeshjen e gjashtë të serisë, të cilën e fituan me rezultat 97-87.

Spurs kështu janë hakmarrë për humbjen nga Dallas në play-offin e vitit të kaluar, duke fituar serinë e ndeshjeve me rezultat 4-2. Manu Ginobili ishte më i mirë në radhët e fituesve me 26 pikë, ndërsa Tim Duncan shënoi 17 pikë dhe 10 kërcime.

Spurs në rundin e ardhshëm gjysmëfinale të play-offit, do të përballen me lojtarët e Phoenix Suns, që shënuan fitore 99-90 ndaj Portland Trail Blazers, duke e eliminuar në rundin e parë pas po gjashtë ndeshjeve të zhvilluara (4-2). /Telegrafi/