LAJMI I FUNDIT:

Flores: I kemi befasuar të gjithë

Flores: I kemi befasuar të gjithë

Trajneri i Atletico Madrid, Quique Sanchez Flores, thotë se ata i kanë kundërshtuar hapur kritikët me suksesin e fundit kundër Liverpoolit në gjysmëfinale të Europa League.

Ekipi i Flores arriti në finale falë golit në udhëtim të shënuar nga Diego Forlan në takimin e mbrëmshëm në Anfield (2-1).

“Askush nuk e ka pritur këtë. Ne jemi të lumtur që do të përfaqësojmë vendin tonë dhe do të jemi ekipi i vetëm i Spanjës në një finale evropiane”.

“Ka qenë një mbrëmje e mrekullueshme. Nuk mund të vini në Anfield pa e ditur se do të kaloni nëpër disa momente të vështira, por ne ishim një ekip më i fuqishëm në kohën shtesë dhe merituam të kalojmë më tej”, ka thënë Flores. /Telegrafi/