LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo: Dua trofe!

Ronaldo: Dua trofe!

Cristiano Ronaldo nuk e fsheh entuziazmin për të fituar një titull këtë sezon, në garën e vetme të mbetur për skuadrën e tij Real Madrid, duke shpresuar në një dështim të Barcelonës në ndeshjet e radhës.

“Në katër ndeshjet e fundit të sezonit, do të ketë befasi. Barcelona duhet t’i shkojë Villarrealit dhe Sevillas. Unë shpresoj se ata do të humbasin pikë dhe ne të fitojmë. Unë dua të bëhem kampion sivjet. Kanë mbetur edhe katër ndeshje të cilat duhet t’i fitojmë dhe të presim”.

“Unë jam i kënaqur jo vetëm për golat e shënuar, por edhe për numrin e asistimeve dhe gjithçka tjetër në përgjithësi. Pas lëndimit tim, unë humba 12 ndeshje. Unë pata besim se ky do ishte sezoni im më i mirë, por kjo është jeta dhe lëndimet janë pjesë e futbollit”, ka thënë Ronaldo për O Jogo. /Telegrafi