LAJMI I FUNDIT:

Trapattoni: Bayern-Inter, finalja ideale

Trapattoni: Bayern-Inter, finalja ideale

Ish-trajneri i Bayern Munichut dhe i Interit, Giovanni Trapattoni, e ka përkufizuar finalen e madhe të Bernabeut, si një finale ideale, pasi që asnjëra prej skuadrave nuk u konsideruan favorite në fillim të kompeticionit.

Interi eliminoi dy kundërshtarë të kategorisë së rëndë, Barcelonën dhe Chelsean, kurse nga ana tjetër Bayerni tejkaloi edhe një favorit, Manchester Unitedin.

“Çfarë do t’u thosha ekipeve para se të hyjnë në finale? Kjo është një finale që do të jetë e mbushur me nerva, i pari që shënon i afrohet fitores, por i pari që gabon rrezikon të shkatërrojë gjithçka”.

“ADN-ja e ekipeve është e njëjtë. Në këtë nivel, rezultati vlen më shumë se çdo gjë. Bayerni është ekip nordik jo vetëm për lojtarët gjermanë dhe holandezë. Pa Franck Riberyn e suspenduar, Interi ka një përparësi të lehtë. Sidoqoftë, Louis Van Gaal dhe Jose Mourinho kanë nivel të barabartë të përvojës, thellësisë teknike dhe aftësisë së motivimit. Thjeshtë, është finalja ideale e këtij viti”, ka thënë Trapattoni. /Telegrafi/